Në fundjavë ndryshojnë temperaturat, më ftohtë dhe reshje bore

0

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të thellë nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 0C deri në -8C, e ato maksimale nga 10C deri në -2C. Në fundjavë, për shkak të erës së fuqishme ndjeshmëria subjektive e temperaturës do të zbres edhe deri në -15C.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, por do të mbetet mbi vlera normale.

23.02-24.02 – Të shtunën acar me erë. Në mëngjes reshje të dobëta bore, e ditën vranësira dhe diell, vende-vende fjolla bore. Në mbrëmje priten kthjellime. Ditën e diel, mot i kthjellët, shumë i ftohtë dhe me erë.

25.02 – Ftohtë, kryesisht me diell.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakPolicia jep detaje për aksidentin hekurudhor në Prishtinë
Artikulli tjetërBahtiri: Askush nuk po e ka guximin të veprojë për bashkimin e Mitrovicës