AGJENTI I HYSAJT E ZBULON KUSH I ‘SHKATËRROI’ KARRIERËN YLLIT SHQIPTAR

0
PARIS, FRANCE - OCTOBER 24: Carlo Ancelotti manager of Napoli talks to his player Elseid Hysaj during the Group C match of the UEFA Champions League between Paris Saint-Germain and SSC Napoli at Parc des Princes on October 24, 2018 in Paris, France. (Photo by Ciro Sarpa SSC NAPOLI/SSC NAPOLI via Getty Images)

Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi beson se klienti i tij ka humbur besimin nën urdhrat e trajnerit, Carlo Ancelotti.

Shqiptari nuk arriti të jetë në formacionin e parë te tekniku italian, por ka filluar të këndellet nën urdhrat e Gennaro Gattuso duke qenë i pranishëm në nëntë ndeshje.

Giuffredi beson se Ancelotti e ka shkatërruar Hysaj dhe shumë lojtarë nuk e kanë dashur 60-vjeçarin.

“Ancelotti ia shkatërroi besimin. Ia mori të gjithë sigurinë”.

“Nuk bëri punë të mirë te Napoli, ndryshe nuk do ishte shkarkuar. Preferoj të mos flas për lidhjet e trajnerit me lojtarët, por shumë lojtarë nuk luanin mirë nën urdhrat e Ancelotti”, deklaroi ai.

Napoli është ngritur në pozitën e nëntë në tabelë në Seria A, dy pikë me pak se pozita e gjashtë, ndërsa janë gjithashtu në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, nën drejtimin e Gennaro Gattusos.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKONJUFCA PËR ‘STUTTGARTER ZEITUNG’: POLITIKA E JASHTME NË KRIZË, SERBIA PO BËNË FUSHATË AGRESIVE
Artikulli tjetërBLEONA TREGON DISA NGA SKENAT SEKSI TË VIDEOKLIPIT TË RI