![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/07/facebook-instagram-whatsapp-1-780x439.jpg)
Rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe What’sApp ka ndaluar së punuari normalisht.
Mos funksionimi i tyre ka ndodhur që prej orës 15:00 të mesditës së sotme, duke vështirësuar komunikimin mes përdoruesve.
Fillimisht ishin dy aplikacionet më të përdorura, Facebook dhe What’sApp që hasën probleme duke mos u mundësuar përdoruesve aksesin në këto rrjete sociale apo dhe shkëmbimin e mesazheve përmes tyre, kryesisht postimet me fotografi.
Në What’sApp për momentin është e pamundur të dërgosh apo të marrësh foto, video dhe mesazhe me zë.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/07/auto_15585602-7209513-image-a-26_15621615534031562167811.jpg)
I njëjti problem ekziston edhe me messenger-in e Facebook.
Së fundi, edhe Instagrami ka ndaluar së punuari, me fotografitë që është e pamundur të ngarkohen.
Ndërkaq, sipas medieve ndërkombëtare, më së shumti janë prekur shtetet e Evropës, Britania dhe SHBA-ja.
Por, probleme ka edhe në Australi, Brazil, Kolumbi, Japoni, Meksikë, Filipine, Rusi, Singapor, Afrikë të Jugut e Uruguai./Telegrafi