Katër përfitimet shëndetësore të cilat i sjellin video-lojërat

0

Pavarësisht se shumë njerëz, në veçanti prindërit, i vlerësojnë video-lojërat si të dëmshme për fëmijët, faktikisht kjo mund të jetë e kundërta.

Ekspertët bëjnë të ditur se shpenzimi i kohës duke luajtur video-lojëra mund të sjellë shumë përfitime shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Video-lojërat e përmirësojnë memorien

‘Molecular Psychiatry’ ka publikuar një raport ku tregon se video-lojërat e ndryshme mund ta rrisin kapacitetin e trurit për navigacion hapësinor, planifikim strategjik dhe për memorie më funksionale.

Në anën tjetër, disa video-lojëra tjera, siç është Tetrisi, priren ta zvogëlojnë apetitin dhe dëshirën për të përdorur droga, si dhe njëkohësisht e rrit trurin.

Video-lojërat janë të mira edhe për sytë

Pavarësisht çfarë prindërit thonë, video-lojërat mund të jenë të dobishme për sytë. Ata të cilët luajnë video-lojëra të dhunshme duket se kanë më shumë aftësi t’i vërejnë detajet e ndryshme të ngjyrave sesa ata të cilët nuk luajnë video-lojëra.

Prandaj, herën tjetër që vozisni në mjegull, falënderojeni lojën ‘Call of Duty’ apo ‘Counter Strike: Global Offensive’.

Video-lojërat e fuqizojnë trurin

Nëse luani rregullisht, por nuk i tejkaloni pesë orë në javë, truri juaj do të zhvillohet në mënyrë më efektive në tri zona, të cilat janë përgjegjëse për funksionet tuaja të vëmendjes. Ju gjithashtu do të keni më shumë aftësi të kryeni më shumë detyra njëkohësisht.

Video-lojërat i sjellin të njëjtat përfitime sikurse vera

Për të përfituar më së shumti nga video-lojërat, thotë neuroshkencëtarja  Daphne Bavelier, ne duhet t’i mendojmë ato sikur verën: sasia e duhur në kohën e duhur është e përsosur! Sipas hulumtimeve të saja, 40 minuta ‘Grand Cru Theft Auto’ para gjumit, janë të përsosura dhe tejet fitimprurëse. 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakMustafa: Zgjedhje të vërteta janë vetëm ato, për fatin e të cilave vendosin qytetarët dhe jo koalicionet parazgjedhore
Artikulli tjetërKonsumimi i më shumë se dy vezëve në ditë është vdekjeprurës për zemrën!