Gjatë kësaj jave mot me shi dhe stuhi

0

Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu.

Reshjet e shiut në disa pjesë të vendit, si në pjesën jugore, jugperëndimore dhe disa lokalitete të pjesëve tjera, do të jenë të intensitetit të lartë dhe do të shoqërohen edhe me stuhi dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të shënojnë rritje, kurse maksimalet e ditës parashihen të shënojnë ulje për 5-7 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 19m/s. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakAhmeti: Shembja e dheut në Prishtinë u shkaktua nga shpërthimi i gypit të ujësjellësit
Artikulli tjetërEskalojnë mediet serbe: Thaçi dhe Daut Haradinaj duhet të shkojnë në Hagë