Mbyllet Google+

0

Google+, rrjeti social i dështuar i gjigantit të kërkimit, ka pushuari së ekzistuari .

Pasi u lëshua në vitin 2011 për të konkurruar Facebook dhe Twitter, kjo platformë ishte përpjekja e katërt e Google për të ngritur një rrjet social.

Google+ ishte njëjtë sikurse rrjetet e tjera më të popullarizuara sociale, ku mund të postoje foto dhe të shkruaje statuse.

Sigurisht që përdoruesit kanë pasur mundësi edhe për të komunikuar me njëri-tjetrin.

Në fund të vitit të kaluar, Google njoftoi se do të mbyllte këtë platformë pasi ishte vërejtur një lëshim duke bërë që të dhënat personale të përdoruesve të shfrytëzoheshin nga palët e treta. 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakHurmat janë prej ushqimeve më të shëndetshme dhe ilaç i vërtetë natyral
Artikulli tjetërGara për Kryetar të LDK-së, a do të kandidojë Haki Rugova?