Tahirsylaj paralajmëron të nxehtin saharian

0

Muaji korrik pritet të jetë muaj më i nxehtë i këtij viti, kurse muaji gushtë do të jetë me temperatura më të ultë. Temperatura gjatë muajit korrik pritet të arrijnë deri në 39 grad celsius. Kështu ka bërë të ditur për Gazeta Blic eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, i cili tha se muaji më i nxehtë do të jetë muaji korrik kurse në muajin gusht temperatura do të jenë më të ulta, përcjellë GazetaBlic.“Sipas të dhënave statistikore të vitit 1922 kur është vendose pika e parë monitoruese për elementet dukurit meteorologjike dhe matjet hidrotekniket në kufirin shqiptaro-shqiptarë në Bërnicë muaji më i nxehtë në Kosovë është muaji korrik. Në korrik janë regjistruar temperaturat më të larta 30 deri në 39 grand celsius kjo temperatura nuk është përsëritur ende dhe bëhet fjalë për matjet profesionale” ka thënë Tahirsylaj për Gazetën Blic.

Tahirsylaj, gjithashtu ka dhënë sqarime përse muaji gusht ka temperaturë më të ulta.“Në muaji gushtë nuk arrihen temperaturat çfarë arrihen në muajin korrik sepse pjekën bereqetet dhe mbjelljet vjeshtore prandaj edhe këtë vit temperatura arrihen 0.8 me e lartë nuk do të jetë ndonjë vlerë ekstreme kështu që temperatura do të shkoj deri në 38 grad celsiuc” ka thënë Tahirsylaj.Tutje Tahirsylaj ka treguar rreth dallimeve në temperatura ndërmjet rrafshit të Dukagjinit dhe ati të Kosovës të cilat luajnë vetëm për 2 grad celsius.

“Ka dallim rrafshi i Dukagjinit me rrafshine e Kosovës dallimi është për 2 grad për arsye se rrafshi i Dukagjinit ndikohet nga klima mesdhetare e cila vjen gjatë rrjedhave të drinit të bardh dhe e shtrin veprimin përgjatë Dukagjinit deri te malet e Sharrit dhe të Drenicës. Rrafshi i Kosovës është për 2 grad është më e ultë temperatura për shkak ortografisë dhe lartësisë mbidetare” ka thënë Tahirsylaj.

Sipas ekspertit të meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj qytetarë e Kosovës nuk kanë nevojë të shqetësohen sepse nuk vlerësohet si temperatura ekstreme.
“Prandaj qytetarët nuk kanë nevojë të shqetësohet sepse jemi në konditat normale metrologjike sipas ortografisë të territoreve dhe hidrografisë prandaj masat që vini nga evropa nuk mund të vini si masa të nxehta por ato që vinë nga Afrika dhe fryma veriore janë masa të nxehta”Gjithashtu, Tahirsylaj ka treguar përse në qytet temperatuar mund të jenë më të larte.“Në qytete dhe në vendbanime mund të jenën më të larta për shkak të reflektimit të asfaltit dhe të çative materialeve ndërtimore dhe hekurishteve por nuk merren si temperatura ekstreme” ka përfunduar Tahirsylaj./GazetaBlic/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKriza e refugjatëve nëpër botë përmes fotografive
Artikulli tjetërTemperaturat e larta, kërkohet ridefinim i orarit të punëtorëve të sektorit privat