S`u pranua në fakultet në Kosovë, mahnit Amerikën me zbulimin e saj

0

18- vjeçarja shqiptare nga Gjilani te ciles iu kerkuan 5000 euro per tu pranuar ne Universitetin e Prishtines, ne fakultetin e mjeksise, çudit Amerikën me shpikjen e saj.

Arta Spahiu është emri i vajzës nga Gjilani, e cila është renditur e dyta në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve. Vlenë të theksohet se kjo studente nuk arriti të pranohet në Universitetin e Prishtinës në fakultetin e mjeksisë për shkak se deklaroi nuk kishte t’iu ipte 5000 euro ryshfet. Ajo arriti te shkoi ne amerik per vizite tek tezja e saj, nderkaq atje iu hapen te gjitha rruget e jetes theksoi ajo. Madje, ajo deklaroi qe kete projekt kishte synim ta prezantonte ne Kosovë, mirpo nuk gjeti mbështetjen e shtetit.

Vajza nga Gjilani ka arritur të renditet në vendin e dytë me shpikjen e “dorës robot”.

Nxënësja nga Gjilani e paraqiti projektin e saj Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve I-SWEEEP, “Konkursi Shkencor Ndërkombëtar në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dhe Mjedisit”, i cili u zhvillua në Qendrën “Gorge Brown” të shtetit Houston, në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë konkurs morën pjesë 564 nxënës dhe 300 mësues , ku u prezantuan 385 projektet më të mira nga 62 vende të ndryshme të botës.

Falë kësaj fitoreje 18-vjeçarja ka fituar një bursë te plotë studimi në “North Amerikan University”, po ashtu është punësuar si asistente administrative në këtë Universitet.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKumrie Ukaj ka nevojë për ndihmë
Artikulli tjetërVrasja e ariut, Agjencia Pyjore thotë se vendimi është keqinterpretuar