Moti sot

0

Gjatë kësaj jave në vendin tonë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, ku do të ketë rënie te temperaturave shkaku i masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.

Për derisa në viset e ulëta parashihen reshje shiu, në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1200m reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla bore.

Ndërkaq sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas kohe edhe me reshje shiu, që ditën do të shoqërohen edhe me bubullima.

Temperatura minimale gjatë ditës së sotme do të shënojë 7 gradë ndërkaq maksimalja do të arrij deri në 13 gradë.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme nga perëndimi dhe veriperëndimi 4-9m/s.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak90 euro gjobë për ata që hedhin fletushka e broshura
Artikulli tjetërNIS MUAJI I SHENJTË I RAMAZANIT