Rifat Jashari: Të punojmë për avansimin e shtetit të Kosovës

0

Pas homazheve, kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar edhe kullën e Jasharajve ku është pritur nga vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifati.

Rifat Jashari, falënderoi kryeministrin dhe të gjithë njerëzit që sot po e vizitojnë duke e thënë se ia largojnë dhimbjen. Ai ka thënë se tashmë duhet të punojmë për avansimin e shtetit.

“Çfarë kënaqësie të shohësh ushtrinë e Kosovës aty në oborr, duke ditur se para 21-vitesh aty ka qëndruar dikush tjetër dhe është folur një gjuhë tjetër. Falë Zotit e arritëm këtë ditë. Tashmë duhet të punojmë nga më i vogli e deri tek më i madhi për të avansuar ushtrinë dhe shtetin e Kosovës”, deklaroi Rifat Jashari.

Më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998 është zhvilluar njëra ndër betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku ka rënë heroikisht komandanti legjendar Adem Jashari dhe anëtarë tjerë të kësaj familje.

Për nder të 21 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” sot Kuvendi mban një seancë solemne si dhe në orët e pasdites mbahet një akademi përkujtimore/K.P