Nënat e estradës që u kthyen në formë pas lindjes

0

Ndonëse kanë bërë mjaft shumë për të ndërtuar një karrierë të bujshme muzikore, shumë prej artisteve shqiptare pas një kohe i kanë lënë anash angazhimet profesionale në mënyrë që të krijojnë një jetë të bukur edhe jashtë punës.

Pavarësisht asaj se mungesa për një kohë në skenë disa prej tyre mund t’iu kushtonte, kjo nuk i ka ndalur ato që të krijojnë familje dhe gjithë angazhimin ta zhvendosin në ndërtimin e saj.

Por, të krijosh familje si një figurë publike, jo rrallëherë ndodhë të fitosh vëmendje edhe më shumë nga ç’ke pasur.

Mediat rozë së fundmi po i kushtojnë vëmendje të madhe këtyre ngjarjeve duke nisur nga fejesa, martesa, shtatzënia, lindja e deri tek ardhja në formë, që konsiderohet të jetë goxha me rëndësi për yjet.

Janë Adelina Tahiri, Loredana Zefi, Elita Rudi, Linda Halimi dhe Diellza Kolgeci ato që fituan një vëmendje të madhe qysh nga lidhjet e tyre e deri tani në pikën kur janë bërë nëna.

Meqë gjatë periudhës së shtatzënisë secila grua fiton disa kilogram shtesë, të cilat në shumë raste edhe pas lindjes mund të rriten, ky lloj ‘problemi’ nuk duket të ketë qenë i pranishëm tek yjet e lartcekura.

Sot, secila prej tyre gëzon linja të përkryera trupore që pak kush i ka. Messa duket, të qenit nënë për to nuk është e vështirë sepse përveç për fëmijët e tyre, ato kanë kohë edhe për palestër.

Më poshtë, Telegrafi iu sjell disa imazhe të këtyre artisteve të cilat mund të konsiderohen si ‘nënat më joshëse të momentit’. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakE mashtroi Rita Orën duke i vjedhur 2.7 milionë euro, burgoset ish-kontabilisti i këngëtares
Artikulli tjetërVdes i burgosuri që po vuante dënimin në Dubravë