Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat ditën e martë vende-vende parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-21 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.