Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me vranësira, ndërsa në orët e paradites vende-vende mund të ketë reshje të dobëta shiu dhe bore.
Ndërkaq, nga dita e enjte masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të depërtojnë mbi vendin tonë duke rritur temperaturat mbi vlera mesatare.
Kushtet atmosferike në të cilat ndodhet vendi ynë ditëve të ardhshme, do të favorizojnë qarkullim jo shumë të mjaftueshëm ajror, ndaj vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit gjatë ditës do të luhaten rreth vlerave normale, por në orët e mbrëmjes do të rriten edhe në të pashëndetshme.