ZGJEDHJET 2019

0

PDK bënë thirrje për evidentimin e parregullsive

PDK bënë thirrje për evidentimin e parregullsive

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me procesin e votimit.

Abelard Tahiri nga PDK në këtë konferencë ka thënë se dalja deri më tani e qytetarëve në zgjedhje është e kënaqshme.

“Është inkurajuese që procesi zgjedhor ka filluar për së mbari. Dalja deri më tani ka qenë relativisht e kënaqshme, gjë që dëshmon se qytetarët i janë ëprgjigjur ftesës sonë për të votuar për të ardhmen e tyre dhe të Republikës sonë. Shfrytëzoj rastin që në emër të PDKs-ë të iu bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk e kanë kryer obligimin e tyre qytetar që të iu drejtohen kutive të votimit në mënyrë që qeveria e ardhëshme katër vjeçare të ketë legjitimitet qytetar”, ka thënë ai përcjell Telegrafi.

Tahiri ka përmendur disa nga rastet e parregullësive gjatë procesit të votimit.

“Ka pasur përpjekje të militantëve partiak për ta deformuar vullnetin e qytetarëve duke e dëmtuar procesinz gjedhor. Shtabet tona lokale i kanë raportuar disa nga këto parregullsi. Në prizren kemi denoncuar blerjen e votive nga militant e VV-së. Ky rast është raportuar edhe në Polici dhe ka ndodhur rreth orës 10:00, në ambientet e shkollës “Abdyl Frashëri”. Ky person është shoqëruar në stacion policor. Po ashtu edhe në shkollën “Migjeni” në Mitrovicë, një aktivist i VV-së ka qëndruar në afërsi të vendvotimit duke ndikuar tek qytetarë, duke i joshur ëpr shitje të votës”, ka thënë ai duke iu ëbrë thirrje vëzhguesve vendor dhe të huaj të jenë më të vëmendshëm.

“Këto janë shkelje të rënda, dhe përveç Vetëvendosjes në Zhabar të Mitrovicës janë parë edhe zyrtarë të LDK-së, duke bërë presion tek qytetarët dhe duke u përpjekur ta deformojnë vullnetin e tyre. U bëjmë thirrje komisionerëve tanë të mos bien pre e provokimeve dhe të mbledhin fakte për çdo shkelje që t’i raportojnë. U bëjmë thirrje vëzhguesve të huaj dhe vendor që të jenë më të vëmendshëm në identifikimin dhe evidentimin e çdo parregullësie”, ka theksuar ai./Telegrafi/

Pesë persona të arrestuar deri më tani për fotografim të votës

Pesë persona të arrestuar deri më tani për fotografim të votës

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës për fotografim të votës.

Katër persona të arrestuar janë nga rajoni i Prizrenit ndërsa një në rajonin e Mitrovicës së veriut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka thënë për Telegrafin se të njëjtit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Në rajonin e Prizrenit kemi katër persona të arrestuar, tre në Prizren, një në Mamushë, nën dyshimin se të njëjtit kanë bërë fotografimin e votës pas veprimit. Të gjitha veprimet janë marr me Prokurorin e Shtetit dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë ndaluar”, ka thënë Gashi.

Po ashtu sipas njoftimit të Prokurorit të Shtetit kanë pranuar informata të shumta dhe pas verifikimit të të gjitha këtyre informatave, kanë ardhur në përfundim se kanë vetëm një rast në Mitrovicën e veriut, për të cilën prokuroria ka lëshuar vendim ndalimi për 48 orë./Telegrafi/

LDK fton qytetarët që mos ta shesin votën

LDK fton qytetarët që mos ta shesin votën

Lidhja Demokratike e Kosovës bën thirrje për të gjitha institucionet përkatëse që të ushtrojnë kompetencat e tyre në mënyrë që të mundësohen zgjedhje të drejta dhe një proces i mirëfilltë.

Përmes një konference për shtyp, shtabi zgjedhor i LDK-së ka shprehur shqetësimet për disa parregullsi dhe disa shkelje ligjore të cilat kanë ndodhur në disa vendvotime.

Duke i ftuar qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar , zëdhënësja e shtabit zgjedhor të LDK-së, Doruntinë Maloku theksoi se qytetarët nuk duhet ta shesin besimin dhe votën e tyre sepse sipas saj duhet të mbrohen vlerat demokratike për të cilat sipas saj kanë luftuar. /Telegrafi/

Prokurori i Shtetit: Do të arrestohen ata që kapen duke fotografuar votën

Prokurori i Shtetit thotë se është në përcjellje të të gjithë procesit zgjedhor dhe janë duke pranuar informatat nga tereni lidhur me shkeljet në qendra të votimit.

Në njoftimin e Prokurorit të Shtetit thuhes se “deri më tani kemi pranuar informata të shumta por, pas verifikimit të të gjitha këtyre informatave, kemi ardhur në përfundim se kemi vetëm një rast në Mitrovicën e veriut, për të cilën prokuroria ka lëshuar vendim ndalimi për 48 orë”.

“Shfrytëzojmë rastin ta informojmë opinionin publik se, të gjithë personat që fotografojnë votën do të ndalohen me qëllim të verifikimit nëse kemi të bëjmë me veprën penale ‘Cenimi i fshehtësisë së votimit’”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

“Andaj, për çdo informacion tjetër që i pranojmë nga mediat dhe institucionet tjera, jemi duke i verifikuar dhe deri më tani nuk ka indice për ndonjë vepër penale eventuale lidhur me zgjedhjet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Qytetarëve u dërgohen SMS për ta votuar Listën Serbe

Në ditën kur po zhvillohen zgjedhjet nacionale në Kosovë, po raportohen ndërhyrje në proces zgjedhor dhe shkelje të ndryshme, veçmas në komunat me shumicë serbe.

Qytetarë të ndryshëm kanë raportuar se kanë pranuar mesazhe përmes telefonit që të votohet “Lista serbe”.

“Serbia bën thirrje të japësh votën tënde. Votoni Listën Serbe numër 135”, thuhet në tekstin e mesazhit, të  dërguar në telefonat e qytetarëve, raporton RTV Dukagjini. /Telegrafi/

KQZ me platformë online për raportimin e shkeljeve gjatë procesit të votimit

KQZ me platformë online për raportimin e shkeljeve gjatë procesit të votimit

Edhe në këto zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përdorë Platformën për Raportimin e Shkeljeve Zgjedhore për të njoftuar qytetarët për shkeljet e konfirmuara dhe menaxhimin e secilës prej tyre.

Platforma përditësohet posa të bëhet konfirmimi i raportimeve, dhe kështu do të vazhdoj gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve.

Në këtë platformë janë raportuar disa parregullësi.

Në vendvotimi 3805B/12D në Mitrovicë të Veriut një votues në këtë vendvotim ka votuar me letërnjoftim të Serbisë dhe ekstrakt të lind

“Në vendvotimin 3805B/12D në Mitrovicë të Veriut, një votues ka votuar me letërnjoftim të Serbisë dhe ekstrakt të lindjes të Kosovës. Pas konfirmimit të raportimit, KQZ bashkë me Policinë e Kosovës kanë marrë masa ndaj anëtarëve të këshillit të vendvotimit që kanë lejuar këtë”, është shkelja e raportuar në platformën e KQZ-së.

“Një votues ka fotografuar votën në qendrën e votimit- shkolla fillore “Abdyl Frashëri”, Policia e Kosovës ka arrestuar personin. Ngjarja është raportuar në ora 10:51″, është shkelja tjetër.

“Një anëtar i Këshillit të Vendvotimit ka kërcënuar verbalisht një vezhgues, i cili më pas ka lëshuar vendvotimin. Dhoma Operative ka vepruar menjëherë me ç’rast nga policia dhe prokuroria janë ndaluar të dy personat në fjalë, dhe rasti është në procedur tek policia dhe prokuroria. Ngjarja është raportuar në ora 07:07”, raportohet në këtë platformë.

Raportimet e konfirmuara mund t’i gjeni në linkun në vijim: https://kqzkosova.ushahidi.io/./Telegrafi/

Përqindja e votuesve në shtatë komunat e mëdha deri në orën 11:00, prin Prishtina

Përqindja e votuesve në shtatë komunat e mëdha deri në orën 11:00, prin Prishtina

1 milionë e 937 mijë e 868 qytetarë me të drejtë vote, sot nga ora 07:00 kanë filluar të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në 895 qendra të votimit që janë hapur në tërë Kosovën.

Deri në orën 11:00 dalja e qytetarëve me të drejt vote sipas KQZ-së, është është 174 mijë e 669 votues apo 9.64%.

Nga shtatë komunat më të mëdha të Kosovës, deri në orën 11:00 daljen më të madhe të votuesve e ka Komuna e Prishtinës me 11.44% pasuar nga Ferizaj me 10.12% dhe Peja me 9.95%, shkruan Telegrafi.

Zeka thirrje qytetarëve: Nëse nuk votojmë nuk kemi të drejtë as të kritikojmë

Zeka thirrje qytetarëve: Nëse nuk votojmë nuk kemi të drejtë as të kritikojmë

Kandidati për kryeministër nga Partia Euroatlantike e Kosovës, Milaim Zeka,ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar.

Zeka pasi ka votuar u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë, në mënyrë që të kenë të drejtë të kritikojnë ata që do të jenë në ekzekutiv pas 6 tetorit.

Ai ka ftuar për mbarëvajtje të procesit zgjedhor, për të parandaluar keqpërdorimin e votave.

“Dëshiroj t’ iu bë thirrje të gjithë qytetarëve me dal me dhënë votën e vet, pavarësisht se për kë votojnë. Unë mendoj që vota është e shenjtë për mos me u keqpërdorë votat, për mos me votu njerëzit në emrin e dikujt tjetër. Qytetarët duhet të votojnë në mënyrë që të kenë të drejtë me i kritiku ata që e marrin në dorë pushtetin. Nëse nuk votojmë nuk kemi të drejtë as me kritiku”, ka thënë ai./Telegrafi/

Shtërpcë, tentim për të votuar me dokumente të Serbisë dhe në mënyrë të organizuar

Shtërpcë, tentim për të votuar me dokumente të Serbisë dhe në mënyrë të organizuar

Në komunën e Shtërpcës është parë një numër i madh i të interesuarve për te votuar nga komuniteti serb.

Disa persona kanë tentuar të votojnë me dokumente të Serbisë por që kjo nuk është lejuar si dhe është parë që votimi është realizuar në mënyrë te organizuar një grup prej 10 të rinjve serb kanë votuar të organizuar votim ky i ndaluar në Kosovë, raporton RTV Dukagjini.

Ahmeti u bën thirrje qytetarëve të votojnë

Ahmeti u bën thirrje qytetarëve të votojnë

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Ahmeti, partia e të cilit është në koalicion me AAK-në, pasi përfundoi votimin e tij në Shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, theksoi se Kosova ka përparuar në organizimin e zgjedhjeve.

“Unë i ftoj të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre pa marrë parasysh preferencat partiake. E kemi thënë edhe më herët pesë minuta kohë për katër vitet e ardhshme janë të domosdoshme. Deri më tani nuk kemi asnjë raportimi për parregullsi. Shpresoj që kjo të shkoj ashtu siç i ka hije, një ditë demokratike e qetë. Mund të them që kemi përparuar shumë në organizimin e zgjedhjeve, nuk presim incidente, por thjesht presim vullnetin e qytetarëve”, tha Ahmeti. /Telegrafi/

KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 9.64 për qind e votuesve

KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 9.64 për qind e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se procesi zgjedhor është duke shkuar në rregull.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në konferencë për media ka thënë se pjesëmarrja e votuesve deri në orën 11:00 është 9.64%.

“Bazuar në të dhënat nga 94% e vendvotimeve pjesëmarrja e qytetarëve me të drejtë vote deri në orën 11:00 është 174 mijë e 669 votues apo 9.64%”, ka thënë Daka. /Telegrafi/

Vëzhguesja e BE-së: Procesi i votimit po shkon pa probleme

Vëzhguesja e BE-së: Procesi i votimit po shkon pa probleme

Kryesuesja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, ka vizituar paraditen e sotme disa qendra të votimit në Prishtinë, prej ku ka thënë se procedurat e hapjes së vendvotimeve kanë shkuar pa problem.

Ajo ka theksuar disa incidente të vogla, por sipas saj, në përgjithësi, procedurat në orët e para të votimit kanë rrjedhur pa problem.

Nga Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës, ku janë të vendosura disa qendra të votimit, kryesuesja e misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve nga BE, ka thënë se gjatë ditës do të ketë më shumë vëzhgim dhe se procesin e votimit do ta mbrojnë gjatë tërë ditës së zgjedhjeve.

Cramon-Taubadel: Procesi i votimit po shkon pa problem përveç disa incidenteve të vogla

“I kemi disa incidente të vogla, por në përgjithësi të gjitha procedurat, prej asaj se çfarë kemi vëzhguar kanë shkuar mirë, nuk ka pasur ndonjë problem.Unë mendoj se një ose dy votues nuk ishin në vendvotimet e duhura, ose ndonjë gjë e tillë, mirëpo nga ajo se çfarë kemi vëzhguar rreth 98 përqind është duke shkuar mirë dhe pa probleme. I kishim 30 ekipe për hapjen e vendvotimeve dhe do t’i kemi 58 ekipe në teren për tërë ditën”, ka thënë Cramon-Taubadel.

Ajo ka thënë se procesi duket i qetë, por që sipas saj është herët të flitet meqë kanë kaluar vetëm pak orë që kur janë hapur qendrat e votimit.

Megjithatë, vëzhguesja e Bashkimit Evropian theksoi se nuk ka ndonjë indikacion që mund t’i shqetësojë.

DnV: Deri në orën 9:30 të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 6 për qind e qytetarëve

DnV: Deri në orën 9:30 të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 6 për qind e qytetarëve

Demokracia në Veprim ka mbajtur konferencën e dytë për media ku ka treguar parregullësitë që kanë shoqëruar procesin zgjedhor deri ën orën 9:30.

Mexhide Demolli-Nimani nga DnV ka thënë se nga të dhënat e nga terreni deri në orën 9:30 procesi i votimit po rrjedh i qetë. Sipas saj raportohet për vështirësi të qytetarëve për gjetjen e vendvotimeve.

“Sa i përket daljes në votim deri në orën 9:30 sipas raporteve të vëzhguesve tanë të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 102 mijë qytetarë përkatësisht 6 për qind e qytetarëve me të drejt vote. Të drejt vote në këto zgjedhje kanë 1 milon e 937 mijë e 869 qytetarë. Deri në orën 9:30 janë evidentuar 3695 raste kur votuesit kanë pasur ëvshtirësi në gjetjen e vendvotimeve në afër një mijë vendvotime. Tek ofrimi i asistencës për të votuar, deri në orën 9:30 janë raportuar 5283 në 1809 vendvotime. Janë raportuar 46 raste kur një eprson ka ofruar asistencë më shumë se njëherë në 32 vendvotime. 47 raste kur anëtarët e KVV-ve kanë asistuar votuesit për të votuar në 37 vendvotime ku prinë komuna e Prishtinës me 12 raste, e Mamushës me 6 raste, 5 prej të cilave në shkollën fillore “Anadollu”. Demokracia në Veprim bënë thirrje që votimi me asistencë të kryhet konform rregullave zgjedhore”, ka thënë ajo./Telegrafi/

Pacolli uron që askush të mos abuzojë me votën e qytetarit

Pacolli uron që askush të mos abuzojë me votën e qytetarit

Presidenti i AKR-së , Behgjet Pacolli, ka votuar në Shkollën Fillore “Shkëndija”, në Hajvali. Pasi kreu obligimin e tij, Pacolli para medieve tha se kjo është një ditë e rëndësishme për Kosovën.

Ai ka uruar që zgjedhjet të shkojnë sa më mirë dhe askush të mos abuzojë me votën e qytetarit.

Limaj fton qytetarët të votojnë sipas bindjes së tyre

Limaj fton qytetarët të votojnë sipas bindjes së tyre

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar.

Limaj pas votimit, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtëne tyre për të votuar.

“Sot shfrytëzuam një mundësi të jashtëzakonshme që ka çdo qytetar i Kosovës për të shprehur vullnetin e tyre të lirë, për t’i dhënë mundësi dhe shans vendit. Jam i bindur dhe shpresoj e pres që vota e qytetarëve të Kosovës do t’i jap siguri vendit, përspektivë dhe mundësi që t’i bëjë hapat e duhur. Kjo mundësi duhet të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë sipas bindjes së tyre dhe sonte në mbrëmje të kemi një rezultat që i siguron përspektivë e siguri vendit”, ka thënë ai./Telegrafi/

Osmani uron për proces fer, të lirë dhe demokratik

Osmani uron për proces fer, të lirë dhe demokratik

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu, ka ushtruar të drejtën e saj për të votuar në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Pas votimit para mediave, Osmani ka thënë se sot është ditë historike për Kosovën

“Thirrja ime për të gjithë qytetarët është që të bëhen pjesë e këtij vendimi historik. Uroj të kemi një proces fer, të lirë dhe demokratik që Kosova sot të ketë arsye për të festuar”, ka thënë Osmani.

Ajo shtoi se shpreson se çdo gjë do të shkoj pa asnjë presion dhe qytetarët të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të lirë. /Telegrafi/

Ndalohen dy persona zyrtar për keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve në veri të Mitrovicës

Ndalohen dy persona zyrtar për keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve në veri të Mitrovicës

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se në Mitrovicën e Veriut, me urdhër të prokurorit, janë ndaluar dy persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 211 të KPRK-së.

“Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, në koordinim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, pas marrjes së informacioneve se është lejuar votimi në kundërshtim me rregullat e KQZ-së, nga ana e dy komisionerëve, (kryesuesi i vendvotimit dhe zyrtari për identifikim në qendrën e votimit 3805B/12D, në shkollën “Sveti Sava”, në Mitrovicën e veriut), janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke ndaluar të dyshuarit dhe duke kryer verifikimet procedurale”, thuhet në njoftimin për media.

Thaçi qytetarëve të Kosovës: Votoni për të drejtën tuaj

Thaçi qytetarëve të Kosovës: Votoni për të drejtën tuaj

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga bashkshortja ka kryer obligimin e tij për të votuar.

Thaçi ka votuar me pasaportë të Republikës së Kosovës, dhe pas votimit, ai ka ftuar qytetarët të votojnë.

“Dëshiroj të uroj qytetarët e Kosovës për këtë ditë të rëndësishme. Në të njëjtën kohë i ftoj që të dalin të votojnë për të drejtën e tye, për të mirën e tyre. Do të jetë një votim për të ardhmen euroatlantike të sigurt të Kosovës, për një jetë më të mirë për qytetarët, për zhvillim ekonomik, për mirëqenie. Urime”, ka thënë ai./Telegrafi/

Haradinaj fton qytetarët të votojnë

Haradinaj fton qytetarët të votojnë

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita Haradinaj, ka votuar në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Pas votimit, para mediave Haradinaj ka thënë se ata që votojnë vendosin për fatin e tyre.

“Unë dhe Anita e shfrytëzuam të drejtën tonë për të votuar, i lus të gjithë qytetarët që pavarësisht bindjeve politike të votojnë, vetëm me votë vendosin për fatin e tyre, ata që nuk votojnë të tjerët votojnë për ta”, ka thënë Haradinaj, raporton Telegrafi.

Kurti bënë thirrje për votime të lira

Kurti bënë thirrje për votime të lira

Kandidati për kryeministër nga radhët e LVV-së, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka kryer obligimin e tij duke votuar.

Kurti pasi ka votuar iu ka bërë thirrje qytetarëve me të drejt vote ta shfrytëzojnë këtë shans sipas tij historik.

“Dita e sotit është e veçantë. Të gjitha përgjigjeve të të gjitha partive e politikanëve në fushatë sot iu përgjigjet populli si burim i sovranitetit të Republikës sonë. Sot nuk ka rëndësi a je i pasur apo i varfër, a je burrë a grua, a je i ri apo i moshuar, a vjen nga fshati apo qyteti, a ke mbaruar shkollim të lartë apo jo, të gjithë jemi të barabartë. Sistemi politik është hapur për të gjithë dhe njësoj. Iu bëjë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejt vote ta shfrytëzojnë këtë shans unik për nga karakteri e historik për nga pesha. Uroj votime të lira dhe ditë të këndshme për të gjithë qytetarët. Le të votojmë e le të festojmë”, ka thënë ai./Telegrafi/

Viti, gjenden emrat e tre personave të vdekur në listat e votuesve

Viti, gjenden emrat e tre personave të vdekur në listat e votuesve

Në shkollën e mesme profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Komunën e Vitisë, janë evidentuar tre emra të personave të vdekur në listat e votuesve.

Kjo është vënë re nga votues familjarë të të ndjerëve. Hasan Saqipi thotë se kjo nuk është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë.

Një gjë e tillë u vërtetua edhe nga menaxheri i qendrës Nijazi Lutfiu, raporton RTV Dukagjini.

Prokurori i Shtetit në mbrojtje të votës

Prokurori i Shtetit në mbrojtje të votës

Prokurori i Shtetit përmes një njoftimi për media ka njoftuar opinionin se është duke përcjellur me vëmendje procesin zgjedhor i cili është duke u mbajtur sot për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Që nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së sotme, janë të angazhuar rreth 100 prokurorë dhe staf mbështetës, të cilët do të përcjellin për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.

Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votës”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Voton Veseli, fton qytetarët të dalin në votime

Voton Veseli, fton qytetarët të dalin në votime

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, pasi ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij, ka ftuar të gjithë qytetarët të votojnë.

“Sot është një ditë e mirë, e jashtëzakonshme për Kosovën tonë të shenjtë. I ftoj të gjithë qytetarëve t’i japim përspektivë vetëvetës, Kosovës perendimore, fëmijëve tanë, të ardhmes”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në shkollën “Liria” në Marec dërgohen numër më i vogël i fletëvotimeve

Në shkollën “Liria” në Marec dërgohen numër më i vogël i fletëvotimeve

Në Kosovë ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme. Në disa vendvotime ka pasur parregullsi të ndryshme.

Edhe në fshatin Marec komuna e Prishtinës, një qytetare ka raportuar një parregullsi për RTV Dukagjinin.

Sipas saj në shkollën “Liria” në Marec, është dashur të dërgohen 90 fletëvotime mirëpo janë dërguar vetëm 50.

Ajo ka thënë se këtë informatë e kishte marrë nga një vëzhgues që gjendet në këtë shkollë.

Thaçi apelon për një proces elektoral të drejtë dhe të lirë

Thaçi apelon për një proces elektoral të drejtë dhe të lirë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje të madhe në zgjedhjet që po mbahen sot.

Kreu i shtetit deklaroi se legjislatura e re e Kosovës që do të nxjerrë qeverinë e re e cila do të përballet me sfida dhe duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve.

Thaçi tha se kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë, ndërsa sot le të fitojë Kosova. /Telegrafi/

Rakiq shkon me 250 persona për të votuar

Rakiq shkon me 250 persona për të votuar

Para pak minutash, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka marrë me vete 250 persona, kryesisht njerëz të partisë së tij por edhe simpatizantë të kësaj partie, për të votuar kolektivisht në Veri të Mitrovicës.

Pas votimit, Rakiq i cili kësaj radhe është dashur të japë letërnjoftimin e Kosovës, më saktësisht pasaportën për shkak se rregullat e KQZ-ë po zbatohen, duke qenë në zgjedhjet e tjera ka qenë më ndryshe, ka folur Kryetari i Listës Serbe duke thënë se po presin një fitore bindëse dhe po presin t’i marrin 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

DnV tregon parregullsitë në qendrat e votimit

DnV tregon parregullsitë në qendrat e votimit

Demokracia në Veprim ka mbajtur një konferencë për media ku ka treguar për hapjen e vendvotimeve.

Ismet Kryeziu nga DnV ka thënë se ka pasur vonesa në hapje në disa vendvotime

“Tani ka filluar procesi i votimit në Kosovë, në gjithë territorin e Kosovës në 2547 vendvotime të cilat i ka Kosova. Sipas të dhënave nga vëzhguesit e DnV-së, kemi pasur vonesa në hapjen e vendvotimeve me kohë në 2.6 për qind të vendvotimeve që janë në Kosovë. Këto vonesa janë kryesisht për shkak të vonesës së komisionerëve, vonesave në shpërndarjen e materialit, përjashtuar dy-tre vende si Shtërpca dhe Graçanica ku kemi pasur mungesë të vuleve me kohë. Gjithashtu në hapjen e një vendvotimi në Kosovë e kemi ku ende qytetarët nuk mund të votojnë për shkak të tërheqjes së komisionerit në momentin e fundit në qendrën “Ukshin Hoti: në Prizren, ku tani institucionet përgjegjëse janë duke e bërë zëvendësimin e komisionerit për të mundësuar hapjen e këtij vendvotimi”, ka thënë ai përcjell Telegrafi.

Kryeziu ka thënë se një parregullsi tjetër që kanë përcjell vëzhguesit e DnV-së ka qenë edhe materiali propagandues i shpërndarë afër qendrave të votimit.

“Në Kosovë 24 orë më herët ka filluar heshtja zgjedhore. Secili material propagandues që shpërndahet mund të ndikojë në vullnetin e qytetarëve dhe duhet të mirren të gjitha masat që së paku në diametrin 100 metra nga vendvotimi të mos qiten materiale propaganduese. Në 7 për qind të qendrave të Kosovës vërehet material propagandues i subjekteve politike që nuk i kanë larguar nga qendrat. Iu bëjmë thirrje të gjitha subjekteve politike, menaxherëve të qendrave të dalin t’i largojnë këto materiale. Komunat ku më së shumti kemi parë, është Gjilani, Prishtina, Prizreni:, ka theksuar ai duke shtuar se deri tani përveç të gjithë qytetarëve që iu mundësohet qasja e drejtpërdrejt, në 30 për qind të qendrave të vendvotimeve nuk është krijuar qasje e mjaftuar për personat me aftësi të kufizuar. Nuk ka mjaftueshëm qasje për këta persona.

“Ndërsa kemi bërë një krahasim në pjesëmarrjen e komisionarëve të përfshirë në këtë proces, kemi 35 për qind pjesëmarrje e grave që është lëvizje pozitive nga zgjedhjet e vitit përpara ku kishte një proces 29 për qind”, ka thënë ai./Telegrafi/

Menaxheri i qendrës së votimit në shkollën “Yll Morina” në Gjakovë mohon të jenë mbyllur dy klasë të votimit

Menaxheri i qendrës së votimit në shkollën “Yll Morina” në Gjakovë mohon të jenë mbyllur dy klasë të votimit

Menaxheri i Qendrës më të madhe të votimit në Komunën e Gjakovës, në shkollën “Yll Morina” për RTV Dukagjini ka mohuar se në këtë shkollë janë mbyllur dy vendvotime.

Ai ka konfirmuar se 19 vendvotimet e parapara për këtë shkollë janë duke punuar.

“Nuk janë të sakta lajmet se 2 vendvotime nuk janë funksionale, mund t’i numërojmë bashkë janë 19 siç janë ne liste. Klasat të cilat janë të mbyllura nuk janë të parapara për vendvotime”, u shpreh ai.

Në shkollën “Emin Duraku” në Shtime votojnë 78 persona

Në shkollën “Emin Duraku” në Shtime votojnë 78 persona

Procesi i votimit ka filluar në të gjitha komunat që në orën 07:00 të mëngjesit.

Në komunën e Shtimes në qendrën e votimit në Shkollën Fillore “Emin Duraku” deri me tani kanë votuar 78 persona.

Në këtë qendër të votimit janë të regjistruat 4158 persona me 5 vendvotime, raporton RTV Dukagjini.

Kështu mund ta verifikoni se ku duhet të votoni

Ka nisur procesi i votimit në tërë Kosovën për zgjedhjet e parakohshme.

Në këto zgjedhje, gjithsej numri i votueseve është 1,937,868, kurse në garë janë 25 subjekte politike, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që qytetarët të mos maltretohen duke kërkuar vendin se ku do të votojnë, KQZ në web faqen e tyre ua mundëson qytetarëve që të shikojnë adresën e saktë të vendvotimit. Votuesit mund të mësojnë qendrën e votimi duke klikuar në këtë LINK

KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media tha se vonesa ka pasur në disa raste.

“Lista përfundimtare e Votuesve për Zgjedhjet e 11 qershorit përmban 1 milion e 872 mijë e 941 votues. Komision Qendror i Zgjedhjeve fton votuesit të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit”, ka thënë Elezi. /Telegrafi/

LDK thirrje thirrje qytetarëve për të votuar

LDK thirrje thirrje qytetarëve për të votuar

Kandidatja për deputete nga LDK, Doruntinë Maloku, ka thënë presin nga Policia e Kosovës angazhim për të siguruar mbarvajtjen e këtij procesi.

“LDK garon në këto zgjedhje me listën e kandidatëve me 110 deputet. LDK në këto zgjedhje ka të angazhuar një numër të madh të komisionerëve dhe ëvzhguesve, respektivisht 2843 komisionerë,5870 vëzhuges. Ne presim angazhimin e Policisë së Kosovës për të siguruar mbarvajtjen e këtij procesi dhe gatishmërinë e zyrës së prokurorit të shtetit për ndërmarrjen e hapave të nevojshëm nëse evidentohen parregullësi”, ka thënë ajo, përcjell Telegrafi.

Maloku ka theksuar se LDK iu bën thirrje të gjithë qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“LDK është e bindur se qytetarët sot masivikisht do ta ushtrojnë obligimin e tyre. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin për të votuar sepse vetëm kështu marrim përgjegjësi për të ardhmen e fëmijëve tanë. Jemi të gëzuar se procesi ka filluar mbarë dhe të gjitha qendrat kanë nisur me kohë”, ka thënë ajo./Telegrafi/

Kosnett: Dilni dhe votoni për vetën, për vendin tënd, për të ardhmen tuaj

Kosnett: Dilni dhe votoni për vetën, për vendin tënd, për të ardhmen tuaj

Ambasdori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të votojnë.

Kosnett në një postim në Twitter ka shkruar vota e qytetarëve ka rëndësi.

“Mirmëngjes votuesve të Kosovës. Dita e sotme është ditë ëpr të dalë dhe votuar. Vota juaj ka rëndësi-votoni për vetën tuaj, për vendin tuaj dhe për të ardhmen tuaj”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Hapen të gjitha qendrat e votimit

Hapen të gjitha qendrat e votimit

Qytetarët e Kosovës që nga ora 07:00 kanë nisur votimin për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Tashmë të gjitha qendrat e votimit pothuajse në të gjitha komunat janë hapur me kohë.

Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 1,937,869 qytetarë.

Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues. /Telegrafi/

Daka: Çdo gjë që ndodhë sot do t’i faturohet Kosovës, t’iu tregojmë të gjithëve se kemi kulturë demokratike

Ka nisur votimi për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, pasi ka votuar ka thënë se e gjitha që ndodhë sot në fund të ditës do t’I faturohet Kosovës.

“E përfundova obligimin tim. Ftoj të gjithë qytetarët, të gjitha subjektet politike, dhe komisionerët që ditën e sotme të jenë të përgjegjshëm. Të kemi parasysh se gjithë ajo që ndodhë gjatë ditës do t;i faturohet Kosovës. Pra t’i tregojmë të gjithëve se kemi kulturë demokratike, se dimë të votojmë”, ka thënë ajo./Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKLKZ-Istog : ” Procesi zgjedhor në Istog po shkon mirë “
Artikulli tjetërNdërron jetë një qytetar në Pejë, menjëherë pasi votoi