Ndërron jetë një qytetar në Pejë, menjëherë pasi votoi

0

Një qytetar nga Peja ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës, pas një sulmi në zemër.

H.F, 68 vjeçar kishte pësuar sulm në zemër menjëherë pas votimit në shkollën fillore “Xhemajl Kada”, e që aty qëlloi një doktor i cili ia dha ndihmën e parë në qendrën e votimit, raporton RTV Dukagjini.

Por, përkundër ndihmës së parë dhe insistimit të mjekëve në Spitalin e Pejës, 68 vjeçari nuk arriti t’i mbijetoi sulmit. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakZGJEDHJET 2019
Artikulli tjetërVotojnë 63 të burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren