Tottenham eliminoi Ajaxin, Jose Mourinho kritikon strategjinë e Ten Hagut

0

Ajaxi është eliminuar në sekondat e fundit të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Holandezët pësuan para shikuesve të vetë kundër Tottenham Hotspurs me rezultat 3-2, gjegjësisht rezultati i përgjithshëm ishte 3-3, por golat si mysafir i japin të drejt londinezëve që të paraqiten në finale të garës më prestigjioze evropiane për klube.

Jose Mourinho, trajneri portugez dhe eksperti i BeIn Sports, ka folur rreth ndeshjes së mbrëmshme duke treguar se ku gaboi trajneri i vendasve, Eric tan Hag.

Lucas Moura  (Photo by Dan Mullan/Getty Images )

“Unë mendoj, më lëndon ta them këtë, unë dua t’ia njoh 99 për qind të meritave Hagut rreth punës së bukur që bëri me këtë ekip. Por, duhet të jem kritik për atë një për qindshin”, tha fillimisht “Speciale One”.

“Si trajner, ka ndeshje ku nuk luajmë, ka ndeshje ku luajmë shumë keq, por ka ndeshje ku luajmë shumë mirë. Ajaxi në pjesën e dytë ishte e nevojshme që të luante shumë mirë, por si ekip luajti shumë keq”, tha strategu i papunë.

Ndryshe, Tottenham në finale të ligës evropiane për klube do të takohet me Liverpoolin, e cila eliminoi Barcelonën. /

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakReçica: Paga minimale duhet të ndryshojë, mund të kemi propozim të ri për shumën e saj
Artikulli tjetërReal Madridi thuhet se ka nënshkruar marrëveshjen më fitimprurëse në botën e futbollit me Adidasin