Real Madridi thuhet se ka nënshkruar marrëveshjen më fitimprurëse në botën e futbollit me Adidasin

0

Real Madridi thuhet se ka nënshkruar një marrëveshje marramendëse me shumë prej 1.1 miliard eurosh me firmën e njohur të veshmbathjeve Adidas.

Gjiganti gjerman i veshjeve sportive dhe klubi spanjoll kanë bashkëpunuar që nga viti 1998 dhe Adidas konfirmoi se një marrëveshje e re është e mundshme, ndonëse kompania nuk ofroi detaje financiare.

Shifra prej 1.1 miliard eurosh pritet të jetë shuma e garantuar që do të marrë klubi spanjoll dhe mendohet të jetë marrëveshja më fitimprurës në historinë e futbollit.Lexo po ashtu:

Real Madridi arrin marrëveshje rekord prej 1.1 miliard eurosh me Adidasin, lë shumë mbrapa ekipet si Unitedi e Barça  

Real Madridi arrin marrëveshje rekord prej 1.1 miliard eurosh me Adidasin, lë shumë mbrapa ekipet si Unitedi e Barça  

Real Madrid mund të fitojë më shumë se 152 milionë euro në vit pas bashkëpunimit, një ngritje masive mbi 52 milionë euro nga marrëveshja e tyre aktuale dhe shumë më përpara rivalëve të Barcelonës, të cilët thuhet se fitojnë rreth 85 milionë euro në vit nga Nike.

Embedded video

Real Madrid C.F. ✔@realmadriden @RealMadrid and adidas extend their successful alliance with a deal that is unprecedented in the sporting indus

“Kjo marrëveshje do të na ndihmojë të arrijmë misionin tonë për të qenë kompania më e mirë sportive në botë. Ajo gjithashtu mbështet udhëheqjen e Adidasit në kategorinë e futbollit”, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë, Kasper Rorsted.

Ndërsa kompania nuk ka publikuar shifrat financiare të marrëveshjes, ata nuk kundërshtojnë shifrat e raportuara më parë me një marrëveshje që ishte me vlerë prej 1.6 miliardë eurosh.Lexo po ashtu:

Real Madridi do të nënshkruajë kontratë prej 1.6 miliard eurosh me Adidasin dhe do bëhet klubit me përfitimet më të mëdha

Real Madridi do të nënshkruajë kontratë prej 1.6 miliard eurosh me Adidasin dhe do bëhet klubit me përfitimet më të mëdha

Marrëveshja e re do të zgjasë deri në vitin 2028, ndërsa kontrata aktuale do të përfundojë në vitin 2020.

Adidas është ballafaquar në vitet e fundit me konkurrencën e veshjeve sportive më të mira në Evropë, si Puma dhe Nike. /Telegrafi/