Njëra nga basketbollistet më të talentuara kosovare padyshim është Astera Tuhina. Ajo është pjesë e skuadrës spanjolle, Promete, derisa për faqen e FBK-së, ka konfirmuar se edhe në edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e kësaj skuadre.
Astera është vetëm 14-vjeçare, kurse luan për Kosovën U-16 dhe U-20. “Jam shumë e lumtur që jam në Kosovë dhe mund të ndihmoj vendim tim, qoftë duke luajtur për U-16 apo U-20. Angazhimi im nuk do të mungojë në asnjë ndeshje, gjithmonë e jap maksimumin në fushë”, shprehet në fillim Tuhina.
Ajo flet edhe për emocionet që ka të luajë për Kosovën U-20 si 14-vjeçare “Është një ndejnë e papërshkrueshme. Kur ju kam thënë bashkëlojtarëve në Spanjë, janë habitur. Për mua është nder, por edhe përgjegjësi. Në kampionatin që do të zhvillohet në Prishtinë me U-20, nuk do ta kemi lehtë, por ne do të japim më të mirën tonë. Për mua është një sfidë të ndeshem me 20-vjeçare, por jam e gatshme”.
Kampionati Evropian i Divizionit B për femra U-20 do të zhvillohet në Prishtinë nga 3 deri më 11 gusht. Kosova është në grup me Rumaninë dhe Turqinë.
Ndërkohë, Kosova U-16 (F) nga 15 deri më 24 gusht do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Sofje të Bullgarisë. Kosova në Grupin C së bashku me Sllovakinë, Kroacinë, Norvegjinë, Izraelin dhe Zvicrën. Ajo i është bashkuar Kosovës U-20, të martën në stërvitje.
“Ndihem shumë mirë. Vashat janë përgatitur deri më tani, kurse të martën ishte stërvitja e parë për mua. Jam e lumtur kur luaj për vendin tim”.