Votojnë 63 të burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

0

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMDLNj) ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, kanë votuar 63 të burgosur.

“Nga numri total prej 90-të burgosurve, të drejtë vote kishin 79 vetë, 11-të nga ta ishin shtetas të huaj, që nuk janë në Listën Përfundimtare të votuesve të Republikës së Kosovës, për zgjedhejt e 6 tetorit 2019-të, pa të drejtë vote. Nga 79 vetë ( të burgosur),të drejtën për të votuar e shfrytëzuan 63 të burgosur, 14-të të tjerë refuzuan të votojnë , ndërsa 2 nga ta ishin pa dokumente identifikimi”, thuhet në njoftim.

KMDLNj njofton se procesi ëshët udhëhequr nga KQZ, përktësishtë KKZ në Prizren dhe monitoruar nga Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Prizren./Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakNdërron jetë një qytetar në Pejë, menjëherë pasi votoi
Artikulli tjetërGruaja nga Fushë-Kosova e gjen babanë e vdekur në listë të votimit