Mes New Yorkut, në ekranet gjigante të Times Square: Nga Kosova në Britani të Madhe, Dua Lipa artisja më e mirë e re e vitit 2019

0

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo ka një ndër këngët më të shikuara në YouTube, “New Rules”, i cili deri më tani është shikuar mbi një miliard herë në YouTube.

Se fama e saj është rritur tej mase tregojnë edhe sukseset që po i reklamohen në ekranet e mëdha të vendeve publike.

Dua Lipa (Foto Instagram)

Ajo është vlerësuar si “Artistja Më e Mirë e Re” sipas Spotify, ku së fundi ka publikuar këngën më të re “Swan Song”.

Ajo që bie në sy është përmendja e vendlindjes, Kosovës në një prej ekranet të mëdha të qytetit amerikan të New Yorkut.

“Spotify me dashuri në Times Square”, ka shkruar bukuroshja jone në llogarinë personale në Instagram.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakTakim mes miqsh apo për ndonjë projekt, Unikkatil dhe 2po2 pozojnë së bashku në New York
Artikulli tjetërRita Orës po i mungon ngrohtësia e nënës