Shkurte Gashi sjell baladën e re “Vitet”, vjen e veçantë në stil në këngën e punuar nga Nurteel

0

Këngëtarja e njohur Shkurte Gashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.

“Vitet” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike në sensin e baladës.

Muzika është bërë nga vet Shkurtja, e cila njashtu ka shkruar edhe tekstin në bashkëpunim me regjisorin e njohur, Sunaj Saraçi.

Foto: Shkurte Gashi/YouTube

Ndër vite, këngëtarja Gashi ka bashkëpunuar me producentë të ndryshëm, teksa kësaj here ka vendosur që t’ia besojë punën producentit të njohur, Nurteel.

Duket se ky bashkëpunim mes dy artistëve ka ecur mirë, përderisa ka arritur në finalizimin e këtij projekti, i cili që në komentet e para duket të jetë pritur mirë nga publiku.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakGjendet mikroplastikë në 90 për qind të kripës për ushqim
Artikulli tjetërSulm me zollë në Pejë: Klubi më i mirë i natës ‘Transit’ sulmohet rrezikshëm