Takim mes miqsh apo për ndonjë projekt, Unikkatil dhe 2po2 pozojnë së bashku në New York

0

Ata konsiderohen si dy ndër reperat më të mirë shqiptar që ndër vite kanë sjell hite muzikore.

Bëhet fjalë për 2po2 dhe Unikkatilin, të cilët janë parë së bashku në krah të njëri-tjetrit.

Dyshja e estradës muzikore janë takuar përtej oqeanit Atlantik, gjegjësisht në qytetin e New Yorkut.

Artistët kanë publikuar një fotografi të përbashkët në llogaritë personale në Instagram, por që nuk kanë dhënë ndonjë detaj.

Mbetet të shihet në ditët në vijim se për çfarë bëhet fjalë, dhe nëse ishte takim mes miqsh apo në plan është ndonjë projekt i përbashkët.