Mes New Yorkut, në ekranet gjigante të Times Square: Nga Kosova në Britani të Madhe, Dua Lipa artisja më e mirë e re e vitit 2019

0

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo ka një ndër këngët më të shikuara në YouTube, “New Rules”, i cili deri më tani është shikuar mbi një miliard herë në YouTube.

Se fama e saj është rritur tej mase tregojnë edhe sukseset që po i reklamohen në ekranet e mëdha të vendeve publike.

Dua Lipa (Foto Instagram)

Ajo është vlerësuar si “Artistja Më e Mirë e Re” sipas Spotify, ku së fundi ka publikuar këngën më të re “Swan Song”.

Ajo që bie në sy është përmendja e vendlindjes, Kosovës në një prej ekranet të mëdha të qytetit amerikan të New Yorkut.

“Spotify me dashuri në Times Square”, ka shkruar bukuroshja jone në llogarinë personale në Instagram.