Katër tregues të qartë që në vend të dhjamit, gjatë ushtrimeve humbni muskuj

0

Ekzistojnë katër tregues që keni filluar të humbni masën muskulore, jo të dhjamit.

Ushtrimet tuaja janë shumë të rënda

Ndieni që ushtrimi gjithnjë e më rëndë po ju bëhet. Keni më pak forcë kur jeni në palestër, ndërkaq pesha të cilën më herët e keni përdorur për ushtrimet tuaja tani ju janë vetëm ngarkesë edhe më e madhe.

Ndiheni të rraskapitur gjatë kryerjes së aktiviteteve të përditshme

Ushqimi joadekuat çon deri në humbjen e masës muskulore, ndërsa kjo rezulton me mungesë energjie.

Përqindja e yndyrës në trup nuk zvogëlohet

Nëse dobësoheni, ndërkaq përqindja e yndyrës në trup nuk zvogëlohet, atëherë me siguri jeni duke humbur masën muskulore.

Trupi juaj nuk do të formësohet ashtu siç ju e dëshironi dhe do të vëreni që ai është më i vogël për ndonjë numër veshjesh, mirëpo jo në ato vende në të cilat dëshironi dhe siç ju dëshironi. Nga ana tjetër, dhjami ende është i pranishëm në trupin tuaj.

Shumë shpejt humbni kilogramët

Edhe pse nuk besoni në këtë, humbja e madhe e peshës ndoshta nuk është lajm i mirë për muskujt tuaj, përveç nëse nuk keni sasi të mëdha dhjami të cilin dëshironi ta eliminoni. Sa më shumë yndyrë të keni, shanset janë më të mëdha që të humbni më shumë yndyrë se sa muskuj në procesin e dobësimit.

Dobësimi kërkon periudhë të gjatë pune dhe shumë durim. Ai është maratonë, jo sprint. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakDetaje për vdekjen e 45-vjeçares në Vushtrri
Artikulli tjetërSuplementi më i mirë për ta luftuar lodhjen