Modelja dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku, i ka befasuar të gjithë me postimin e saj të fundit në Instagram.
Ajo ka publikuar një fotografi të dorës së saj, në gishtin e së cilës mban një unazë, duke thënë se është fejuar.
“Unë thash Po”, ka shkruar Taraku në mbishkrimin e fotografisë, duke lënë kështu të kuptohet se ka pranuar propozimin e marrë nga partneri.
![](https://radiofontana.org/wp-content/uploads/2019/02/morena.png)
Megjithëse ende nuk dihet se kush është personi që ia ka rrëmbyer zemrën bukuroshes kosovare, duket se modelja është gati tashmë për një hap të madh në jetën e saj.