QKUK: 203 raste emergjente për 24 orë

0

Në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka pasur 203 raste në 24 orët e fundit.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 34 ishin në dhomën e kujdesit të avancuar emergjent.

Kishte 49 vizita emergjente kirurgjike, 75 raste internistike dhe 31 raste që konsultuan dhe morën shërbime nga orotpedi.

Në dhomën e intervenimeve të vogla kirurgjike kishte 14 raste, kurse 12 raste kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e aksidenteve në trafik.