Arsenali e ka huazuar mesfushorin e Barcelonës, Dennis Suarez, deri në fund të sezonit me opsion për ta blerë në qershor të 2019-es.
Pasi nënshkroi vazhdimin e kontratës me Barçën deri më 2021, mesfushori spanjoll Dennis Suarez do t’i bashkohet Arsenalit si lojtar i huazuar deri në fund të këtij sezoni, me “Topçinjtë” që e kanë mundësinë për ta blerë atë në verë për një shumë prej 20 milionë euro .
Kjo marrëveshje u jep fund bisedimeve të vështira, të cilat rrezikuan të ndërpriteshin pasi lojtari refuzoi fillimisht ta nënshkruajë zgjatjen e kontratës me Barcelonën.
Në fillim, Barça ishte e pajtimit për ta lejuar transferimin e Suarezit në cilido ekip të interesuar për të, veçanërisht në Betis, për 20 milionë euro. Por, lojtari kishte kërkuar me ngulm kalimin në Arsenal.
Gjithçka u arrit pasi ai pranoi ta vazhdojë kontratën me Barçën.
Pas ardhjes së Arturo Vidalit dhe Arthurit verën e kaluar, Suarezi nuk është më në planet e Ernesto Valverdes dhe këtë sezon i ka luajtur vetëm 17 minuta në dy paraqitje të shkurtra nga stoli.
t