Interi e bllokon largimin e Perisicit drejt Arsenalit

0

00

Synimi i Arsenalit Ivan Perisic mund të mos largohet nga Interi gjatë këtij afati kalimtar edhe pse e ka shprehur dëshirën për largim dhe klubi ka vendosur ta dëgjojë.

Në 24 orët e fundit kanë ndryshuar gjërat dhe siç duket drejtuesit zikaltër kanë vendosur ta bllokojnë largimin e tij.

CEO i Interit Beppe Marotta dhe drejtorët e tjerë të klubit zikaltër u takuan mbrëmë në Milano dhe sipas La Gazzetta dello Sport, gjiganti i Serisë A ka vendosur të tërhiqet nga marrëveshja për shkëmbimin e Antonio Candrevas me Carrascon.

Ish-asi i Atletico Madridit, në fakt, ka pagë shumë të lartë dhe momentalisht Interi nuk dëshiron ta finalizojë një marrëveshje të tillë.

Ky vendim ka ndikuar në situatën e Perisicit, dhe si pasojë largimi i tij është bllokuar. Kur kanë mbetur më pak se 48 orë për ta gjetur një zëvendësues të vlefshëm për kroatin, Interi mund të vendosë ta mbajë Perisicin deri në fund të këtij sezoni.

Perisic është duke u stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës.