Arrihet marrëveshja, Suarez transferohet në Arsenal

0

Arsenali e ka huazuar mesfushorin e Barcelonës, Dennis Suarez, deri në fund të sezonit me opsion për ta blerë në qershor të 2019-es.

Pasi nënshkroi vazhdimin e kontratës me Barçën deri më 2021, mesfushori spanjoll Dennis Suarez do t’i bashkohet Arsenalit si lojtar i huazuar deri në fund të këtij sezoni, me “Topçinjtë” që e kanë mundësinë për ta blerë atë në verë për një shumë prej 20 milionë euro .

Kjo marrëveshje u jep fund bisedimeve të vështira, të cilat rrezikuan të ndërpriteshin pasi lojtari refuzoi fillimisht ta nënshkruajë zgjatjen e kontratës me Barcelonën.

Në fillim, Barça ishte e pajtimit për ta lejuar transferimin e Suarezit në cilido ekip të interesuar për të, veçanërisht në Betis, për 20 milionë euro. Por, lojtari kishte kërkuar me ngulm kalimin në Arsenal.

Gjithçka u arrit pasi ai pranoi ta vazhdojë kontratën me Barçën.

Pas ardhjes së Arturo Vidalit dhe Arthurit verën e kaluar, Suarezi nuk është më në planet e Ernesto Valverdes dhe këtë sezon i ka luajtur vetëm 17 minuta në dy paraqitje të shkurtra nga stoli.
t

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakDonis Avdijaj në mesin e transferimeve më mbresëlënëse në Holandë
Artikulli tjetërInteri e bllokon largimin e Perisicit drejt Arsenalit