Facebook njoftoi një përmirësim të madh të Messenger gjatë konferencës vjetore të tyre F8, në maj 2018.
Ridizajnimi kishte për qëllim të pastronte aplikacionin dhe ta bënte atë më të përdorshëm. Kompania vetë pranoi në fillim të vitit 2018 se, ndërkohë që kishte shtuar një bandë të tërë karakteristikash gjatë viteve, aplikacioni kishte humbur thjeshtësinë. Siç ishte premtuar, versioni Messenger 4 filloi ngadalë të publikohej në tetor, duke sjellë me vete rregullimin e shumëpritur.
Lansimi i kufizuar nënkuptonte se nuk po shtyhej në mënyrë aktive tek shumë përdorues.
Megjithatë, kjo mund të ketë ndryshuar kohët e fundit, pasi duket sikur përditësimi tani është duke u publikuar globalisht. Përdoruesit iOS dhe Android gjithashtu kanë filluar të marrin aplikacionin e përditësuar të mesazheve. Ndryshimi më i madh për aplikacionin është se tani ka vetëm tri sektore në pjesën e poshtme, të emërtuar “Chat, People dhe Discover”, që është zbritur poshtë nga nëntë opsione më parë.
Sektori i bisedave, siç sugjeron emri, rendit të gjitha bisedat e tua të fundit.
Përfshin biseda individuale si dhe në grup, duke e bërë të lehtë për të lundruar pa pasur nevojë të shkoni përpara dhe prapa midis atyre bisedave.
Sektori People është vendi ku ndodhen të gjitha storiet, së bashku me listën e miqve që aktualisht janë aktiv.
Storiet janë megjithatë, gjithashtu të pranishme në sektorin Bisedat (Chats) në krye të ekranit, por janë më pak të dukshme. Së fundmi, sektori i Zbulimit (Discover) është shtëpia e faqeve të biznesit, si dhe departamentit të lojërave, që ju ndihmon të gjeni biznese të njohura ose të panjohura, ose të keni një vështrim në lojrat që miqtë tuaj po luajnë aktualisht.