Themeluesi i WhatsApp, kërkon të mbyllni llogarinë në Facebook

0

Brian Acton është një prej themeluesve të WhatsApp, që përfitoi nga Facebook 19 miliardë, pasi e shiti kompaninë që e kishte krijuar.

Për tri vjet ai vazhdoi të mbetej pjesë e rrjetit social, por u largua më 2017 pasi nuk pajtohej me mënyrën e lejimit të reklamave në këtë platformë, transmeton Telegrafi.

Që nga largimi, Acton ka mbetur shumë i largët me Mark Zuckerber dhe kompaninë që ai e drejton. Skandali Cambridge Analytica, ka bërë që ai të nisë fushatën, me të cilën iu kërkon të gjithëve t’i mbyllin llogaritë në Facebook sa më parë.

Gjatë një konference që e ka zhvilluar së fundmi në Universitetin e Stanfordit, ai ka hedhur kritika të ashpra mbi sistemin e biznesit të këtij rrjeti social.

Acton pretendon se Facebook dhe gjiganti i kërkimit Google, po i vënë paratë para çështjes së privatësisë së shfrytëzuesve.

“Ideja e materialeve të moderuara, që do ta largonte keq informimin dhe ideologjinë e dhunshme, është e mundur. Ne iu kemi dhënë fuqi, kjo është pjesa më e keqe” ka thënë Acton.

Sikur në mars të vitit të kaluar, ai ka kërkuar mbylljen e llogarive të Facebook, me pretendimin se po paguajmë që të na marrin privatësinë tonë. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakLDK e shqetësuar për ikjen e të rinjve nga Kosova, kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit
Artikulli tjetërShkenctarët japonez shpikin ngjyrën që bllokon sinjalet Wi-Fi