Vrasje e rëndë në Prizren, burri vret gruan

0

Qyteti i Prizrenit është tronditur mbrëmë nga vrasja e një gruaje nga ana e bashkëshortit të saj.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hysni Morina” në Prizren mbrëmë pas orës 23:00, ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi për media.

“Njësitë e hetimeve dhe krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë.

Dyshohet se me të njëjtën armë i dyshimti ka kryer veprën penale të ‘vrasjes së rëndë’. I dyshimti dhe viktima kanë qenë bashkëshortë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur gjithashtu se lidhur me rastin është ndaluar në afat prej 48 orë personi i dyshimtë B.V i lindur në vitin 1958.

Ndërkaq me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për procedura të mëtutjeshme hetimore. Me rastin po merren njësitë e hetimeve rajonale në Prizren. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakGushti vjen me mot të nxehtë, ja temperaturat për sot
Artikulli tjetërArrestohët një përson në Istog