Vlora Çitaku e ftuar në iftarin e shtruar nga Donald Trump

0

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë Vlora Çitaku ishte prezente ne iftarin e shtruar nga Presidenti i Amerikës Donald Trump, nga e cila mbrëmje janë shkrepur edhe shumë fotografi rasti.

Në vahzdim ju përcjellim fototgrafitë dhe postimin e Çitaku në Facebook.

“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Z. Donald J. Trump.

Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve.

Poashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri.

Në darkë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, Zv Presidenti Pence, Sekretari i Mbrojtjes Shanahan, Sekretari i Thesarit Mnuchin, Ambasadorë, etj.”

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakSi është të punosh në ambientet e zyrave të Facebook – rrëfimi i Florentina Feratit, shqiptares që punon për kompaninë
Artikulli tjetërKumrie Ukaj ka nevojë për ndihmë