Thirrje për protestë !

0

Komuna e Junikut bënë ftesë për gjithë qytetarët, kundër devijimit të jashtëligjshem të rrjedhës se ujit të lumit “Erenik”, siç vijon :

Ftesë

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Junikut dhe më gjerë, ftoheni të bëheni pjesë e protestës gjithë qytetare të organizuar nga Komuna e Junikut, Shoqëria Civile, Organizatat e dala nga lufta dhe Bizneset lokale, të Mërkurën, me datë: 17.04.2019 në ora: 11:00 përballë objektit të Komunës së Junikut, mbahet protestë kundër vendimeve të kundërligjshme të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe KRU “Gjakova”, të cilët jashtëligjshëm po tentojnë të devijojn rrjedhën natyrore të Lumit “Erenik”, në kundërshtim me ligjin e Republikës së Kosovës dhe Konventat Ndërkombëtare për ujëra. 
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë protestë për të mbrojtur të drejtën dhe trashëgimin tonë natyrore.
Ta mbrojmë Erenikun së bashku”

( Foto ilustrim)

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakMASHT deklarohet pas takimit me SBASHK-un rreth kompensimit të orëve të humbura
Artikulli tjetërSot mot më i ngrohtë, këto janë temperaturat