Një person është arrestuar ku pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dhe ka rrahur bashkëshorten.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:07, në Podujevë.
Siç thuhet në raport, si pasojë e rrahjes viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën shëndetësore të Podujevës.
Ndërkaq, viktima është intervistuar në prani të punëtorit të QPS, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.