Sulmon gruan në Podujevë, arrestohet

0

Një person është arrestuar ku pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dhe ka rrahur bashkëshorten.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:07, në Podujevë.

Siç thuhet në raport, si pasojë e rrahjes viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën shëndetësore të Podujevës.

Ndërkaq, viktima është intervistuar në prani të punëtorit të QPS, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakArrestohen 5 persona të dyshuar për grabitje me armë në Deçan
Artikulli tjetërZhduket e mitura në Suharekë