Loredana Zefi ka rritje të madhe të numrit të fansave dhe klikimeve pas skandalit me çiftin zviceran

0

Gjatë këtij viti, ajo u përball me një skandal të madh, kjo pasi një çift zviceran e akuzoi atë për zhvatje parash dhe kanosje.

Loredana Zefi gjatë konferencës për media në Prishtinë (Foto: Telegrafi)

Si rezultat, e njëjta u detyrua të kthehet në Kosovë për të folur rreth kësaj çështje në një konferencë të hapur, e ndërsa pas saj ka vazhduar karrierën normalisht.

Megjithëse ç’mund të mendohet se një skandal mund të të shënojë ulje në karrierë, me Loredanën ka ndodhur krejt e kundërta.

Foto: Loredana Zefi/Instagram

Dy muaj pas skandalit, numri i saj i ndjekësve është rritur për 300 mijë duke arritur plot 1.5 milion.

Po të shohësh me vëmendje, edhe projekti i saj i fundit muzikor “Labyrinth” ka arritur mbi 11 milionë klikime në vetëm tri javë pas publikimit.

Duket se skandali i shkaktuar në muajin maj, vetëm sa ka ndikuar në rritjen e karrierës së rap-artistes nga Ferizaj. /Telegrafi/