Protestohet në shenjë pakënaqësie për mbylljen e qendrës së Handikos-it në Istog

0

Handikos është një organizatë jofitimprurëse e cila shërben në të mirë të personave me aftësi të kufizuara duke u ofruar qendrim ditor dhe aktivitete të ndryshme për fëmijët me qëllim të relaksimit dhe socializimit të tyre me shokë, shoqe dhe ambient jashtë shtëpie.
Aktualisht HandiKOS veprimtarinë e vet e zhvillon në tërë territorin e Kosovës me 13 Zyra lokale dhe 14 Qendra të Rehabilitimit të Bazuar në Bashkësi, përfshirë këtu edhe pjesën Veriore të Kosovës;
HandiKOS ka avokuar, lobuar dhe ka marre pjese ne krijimin, ndryshimin dhe monitorimin e implementimit të infrastrukturës ligjore në fushën e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara;
Përmes organizimit të fushatave të ndryshme, dokumentarëve, videoprezantimeve, debateve televizive, tryezave, HandiKOS ka ngritur vetëdijen e personave me aftësi të kufizuar dhe familjarëve për të drejtat e tyre, përfaqësuesve të institucioneve dhe mbarë shoqërisë në Kosovë;
Gjate kësaj kohe HandiKOS zhvilloi kapacitetet dhe u bë partner serioz i donatoreve dhe organizatave ndërkombëtare, lokale në implementimin e projekteve, si dhe forcoi bashkëpunimin me institucione të nivelit qendror dhe lokal me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe avancimit të pozitës së personave me aftësi te kufizuara në Kosovë.
Duke ditur veprimtarinë dhe shtrirjen e kësaj qendre edhe në komunën e Istogut funksionon apo më mirë të themi ka funksionuar një qender e tillë, sepse kjo qënder tash e 1 jave po qëndron e mbyllur me arsyetimin se puntorët e kësaj organizate nuk kanë marrë paga tash e 4 muaj.

Mbyllja e kësaj qendre në Istog dërgoi edhe në pakënaqësi të shumta dhe shumë prindër ngritën zërin e tyre dhe në formë proteste shfaqen pa kënaqësitë e tyre për mbylljën e kësaj qendre duke e parë si problem të madh qendrimin e fëmijëvë 24 mbyllur në shtëpi, dhe duke i`u mohuar e drejta e tyre për argëtim dhe socializim.

Në pa mundësi qe të takojnë kryetarin këta protestues u pritën nga Drejtoresha e Administratës Komunale e cila u premtoj se kërkesa e tyre do të shqyrtohët dhe brënda javes së ardhshme do të vijnë në një konkludim natyrisht ne të mirë të të atakuarve në fjalë.

Edhe ne si medium u përpoqem të marrim një prononcim zyrtar lidhur me këtë problëm por pa dashtë të prononcohën para kamerës si porosi nga kryetari e patëm se kerkesa është në procedim e sipër dhe se do të merrët parasysh ankesa dhe shqetësimi i këtyre prindërve.

Për dallim nga zyrtarët komunal, po këta prindër kuptohët shumë të sheqtësuar mezi pritnin të prononcohen para kamerës në mënyrë qe shqetësimi i tyrë të bëhët i njohur dhe të dëgjohët zëri i tyre, duke shpalosur frustrimin e tyre maksimal e në këtë radhë ishte edhe një fëmijë prindi i së cilës tha se fëmija me padurim e pret terminin që të shkojë në Handikos dhe të argëtohët në mënyra të ndryshme.

Mediumi ynë vizitoi qendrën e HandiKos-it, dhe arsyen pse qendron e mbyllur më së miri e tregoi porosia në derë.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakVihet gurëthemeli i Çerdhes së Re të Fëmijëve në Istog si dhe i Shkollës “Tre Dëshmorët e Shkollës Shqipe” në Uçë
Artikulli tjetërRrokulliset traktori në Istog