Promovohet libri për Kamer dhe Murat Loshin

0

Në luftat tona çlirimtare për mbrojtjen e vendit vazhdimsht kishim trima dhe heronj të shquar me emrat e të cilve ishte e lidhur historia e viseve tona. Gjatë një beteje të rreptë midis forcave armiqësore serbe dhe atyre shqiptare në Luftën e gjatë çlirimtare, një vend i madh nderi dhe krenarie kombëtare i përket edhe luftëtarit të famshëm Kamer Loshi i cili luftoi si një luan i palodhur për ta dëbuar armikun nga vatrat tona stërgjyshore, natyrisht qe beteja tij e lavdishme sot le gjurmë përmes këngeve, akademive, librave e shumë shkrimeve qe edhe gjeneratave të reja brez pas brezi t`u mesojmë historinë e rezistencës se Kamer e Murat Loshit dhe heronjëve tjerë qe dhanë jetën për lirinë qe ne sot e gëzojmë.
Pikërisht për jetën dhe veprën e tij se fundmi është promovuar libri “Kamer e Murat Loshi në Histori e në Traditën Gojore”, nga autori Bedri Tahiri, libër ky i cili u cilësua si i nevojshëm për të pasuruar historiografinë kosovare për sakrificën e heronjve.

Pjesë e këtij përurimi ishte dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se përmes veprave të tilla po përkujtohet sakrifica që është bërë për Kosovën.
Kryeparlamentari Veseli theksoi se përveç sakrificës së popullit, tani duhet dhe mençuria e diplomacisë për të zhvilluar Kosovën.

Ndërkaq, deputeti i Maqedonisë së Veriut, Ziadin Zela duke folur për dy personazhet e librit tha se sakrifica e Kamer dhe Murat Loshi janë mësim për gjeneratat e reja.

“Historia e shkruar e sakrificës të këtyre tyre heronjve tanë flet për shumë gjëra, këto libra janë për vuajtjen e këtij populli tonë që kanë duruar në mënyrë sistematike për shkak të ndarjes së disa shtete”, tha ai.

Recensenti i librit, Hamdi Thaçi tha se botimi i këtij libri është një moment i rëndësishëm, për arsye se janë ofruar të dhëna të shumta. Sipas tij, tash historiografia kosovare është me pasur për sakrificën e heronjve të Kosovës.

“Autori i këtij libri që po e përurojmë sot, na ka ofruar një mundësi me të dhëna të shumta, që ky libër të dëshmoj se historiografia shqiptare sot është më e pasur për një libër shkencor. Është më e pastër për një histori të veprimtarëve të lirisë”, tha ai.

Autori i librit, Bedri Tahiri u shpreh falënderues ndaj bashkëpunëtorëve dhe tha se si popull dijë të nderojnë historinë.

“Një pjesëmarrje kaq e madhe tregon qartë se ne dijë të nderojmë ata që me gjak betuan për liri. Andaj nuk thuhet kot se kush e nderon historinë e krijon ardhmërinë”, deklaroi autori, Tahiri.

Ky promovim i librit u bë në patronatin e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe u pa një interesim i madh i qytetarëve.

Kamer Loshi nuk ka varr siç nuk ka as Shaqir Smaka i fshatit Kastriot.
Ai u dogj në kullën ku luftoi deri në vdekje. Çeta e tij çau rrethimin me ndihmën e pushkës së Kamerit, gjëma e së cilës nuk pushoi derisa u shemb kulla nga zjarri. Është koha të kemi edhe muze edhe monumente kulture. Është koha për të bërë diçka që mund të bëjmë e duhet ta bëjmë. Ndryshe historia nuk do e na falë kurrë.

Sahati, (ora e xhepit) kutia e duhanit dhe çibuku i Kamer Loshit thuhet se kanë ekzistuar deri vonë dhe janë ruajtur nga dikush, po vallë sot ku janë?

Historia jonë tashmë ka truall. Dokumentet dhe faktet duhet të vendosen atje ku e kanë vendin dhe ku mund t’i shohin të gjithë. Dëshmitë, më nuk ka nevojë të ruhen nëpër xhepa e nëpër dollap personal.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakMot të nxehtë dhe temperatura të larta
Artikulli tjetërVazhdojnë edhe sot kërkimet për futbollisten shqiptare