Një reagim për ngjarjen e fundit në vend e ka bërë edhe reperja nga Istogu, Rina Balaj.
E njëjta ka bërë një postim në rrjetet sociale pas ngjarjes që ndodhi në rrugën “Mati 1”, ku nga gjuajtjet me armë zjarri mbetën të vrarë dy persona, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Kush është i radhës? Lutemi për KOSOVËN”, ka shkruar ajo në postimin e saj të publikuar në rrjetin social, Instagram.