Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu është shumë i pëlqyer nga mijëra fans për muzikën e tij.
Ai rrjedh nga një familje muzikantësh, pasi babai i tij, Sabri Fejzullahu, është një prej këngëtarëve më të njohur të gjeneratave të mëhershme.
Ndërkohë, familja e këngëtarit janë mjaft aktivë dhe të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me ndjekësit herë pas here imazhe të ndryshme nga jeta e tyre e përditshme.
Së fundmi, ka qenë nëna e këngëtarit, Nera Fejzullahu, ajo e cila ka publikuar një fotografi të rrallë nga fëmijëria e të birit në InstaStory.
Bëhet fjalë për një imazh ku Ermali shfaqet shumë i lumtur në fëmijërinë e tij, ku shfaqet i lumtur ndërsa pozon me plis në kokhë.
Fejzullahu e kishte nisur karrierën e tij që në moshë të hershme, duke kënduar këngë për fëmijë. /Telegrafi/