Gjatë këtij viti, ajo u përball me një skandal të madh, kjo pasi një çift zviceran e akuzoi atë për zhvatje parash dhe kanosje.
Loredana Zefi gjatë konferencës për media në Prishtinë (Foto: Telegrafi)
Si rezultat, e njëjta u detyrua të kthehet në Kosovë për të folur rreth kësaj çështje në një konferencë të hapur, e ndërsa pas saj ka vazhduar karrierën normalisht.
Megjithëse ç’mund të mendohet se një skandal mund të të shënojë ulje në karrierë, me Loredanën ka ndodhur krejt e kundërta.
Foto: Loredana Zefi/Instagram
Dy muaj pas skandalit, numri i saj i ndjekësve është rritur për 300 mijë duke arritur plot 1.5 milion.
Po të shohësh me vëmendje, edhe projekti i saj i fundit muzikor “Labyrinth” ka arritur mbi 11 milionë klikime në vetëm tri javë pas publikimit.
Duket se skandali i shkaktuar në muajin maj, vetëm sa ka ndikuar në rritjen e karrierës së rap-artistes nga Ferizaj. /Telegrafi/