Edisa Shoshi ka arritur sukses të jashtëzakonshëm. Studentja pejane ka fituar bursë prej 120 mijë dollarësh në Valparaiso University, partneri i Smart Center në SHBA.
Kjo është bursa më e madhe që ky Universitet ofron dhe Edisës ia mbulon të gjitha shpenzimet shkollore.
Mirëpo, sukseset e Edisës nuk përfundojnë këtu. Ajo vitin e kaluar ka fituar bursë edhe nga një Universitet në Hungari në të cilin aktualisht është duke studiuar.
Edisa në qërshor të vitit të kaluar është kthyer nga Nju Jorku me medalje të brozntë për një projekt mjaft interesant që lidhet me fibra optike.