Perkujtohet Fadil Ferati me rastin e 9 vjetorit te vdekjes se tij

0

Me rastin e nëntë vjetorit të vdekjes përkujtohet Fadil Feratit

Me rastin e nëntë vjetorit të vdekjes së ish-kryetarit të komunës së Istogut, Fadil Ferati janë bërë sot homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek varri i të ndjerit në Gurrakoc. Me këtë rast, pjesë e homazheve ishin kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova më bashkëpunëtor, struktura të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe qytetarë të shumtë që kishin ardhur për ta nderuar jetën dhe veprën e Fadil Feratit.

Me këtë rast kryetari Haki Rugova u shpreh se jemi në nëntë vjetorin e vdekjes së Fadil Feratit, kryesia qendrore e LDK-së, sekretari i LDK-së unë si kryetar komune me struktura komunale, bashkë me degën e LDK-së, me qytetarë për shprehje të respektit të madh për Fadil Feratin, si kryetar i parë i komunës së Istogut, nënkryetar i LDK-së, kryetar i nëndegës, për shprehje e mirënjohjes për punën e tij të madhe që ka bërë për Istogun por edhe për LDK-në. Ky është respekti që bëjmë ne me gjithë qytetarët dhe më gjerë tha kryetari Haki Rugova.

Ndërsa sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri tha së është jeni në nëntë vjetorin e vdekjes, shkuarjes në amshim të kryetarit Fadil Ferati, kjo ditë kjo datë për ne shënon ditë dhimbje dhe krenarie për një njëri që ka qenë i devotshëm i përkushtuar një intelektual, në kryetar shembull i komunës, një nënkryetar shembull i LDK-së dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Rugova, për të gjithë ne që kemi pasur nderin të punojmë më të sigurisht që kjo ditë është një dite e dhimbjes dhe krenarisë për gjithë bagazhin që ka lënë Fadili.

Ndryshe sot u bënë nëntë vite që nga vdekja e Fadil Feratit kryetarit të parë të komunës së Istogut.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKush është e shkëlqyera Edisa Shoshi, studentja kosovare që fitoi bursë amerikane prej 120 mijë dollarësh
Artikulli tjetërArrestohen tetë persona të dyshuar për ‘vjedhje’