Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të presë sot në takim homologun e tij gjerman Jens Spahn.
Me këtë rast, ata do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e shëndetësisë.
Vizita e ministrit gjerman në Kosovë, vjen pas takimit që ministri Ismaili kishte me të në Berlin vitin e kaluar.
Njëkohësisht, kjo ishte vizita e parë e një ministri gjerman të shëndetësisë në Kosovë, e cila nis edhe formalisht bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.
Ministri Spahn gjatë ditës do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. /kp/Telegrafi/