Dhe sigurisht është argëtim. Më poshtë keni sa dilema të vogla për të zgjidhur. Paçi fat.
Një djalë e urrente Kullën Eiffel. Ai çdo ditë, hante drekë në një vend që nuk e shikonte kullën. Ku ishte ky vend?
Pete e telefonoi gruan e tij dhe i tha që do të ishte në shtëpi në orën 8. Ai erdhi në 8:05. Ata nuk kishin ndonjë plan konkret, por gjithsesi gruaja u inatos shumë me të për vonesën. Pse u mërzit kaq shumë gruaja?
Cili nga këta djem ka peshën më të madhe?
Brendon u ul në një lokal dhe gjeti një mizë në kafen e tij. Ai i kërkoi kamerieres t’i sillte një kafe tjetër. Pasi kamerierja ia solli ai u nervozua shumë. Ai e kuptoi se ajo i kishte sjellë të njëjtin filxhan kafeje. Nga e kuptoi Brendon që ishte e njëjta kafe?
Përgjigjet:
1- Poshtë kullës.
2- Pete duhet të vinte në shtëpi në orën 8 të darkës, por ai erdhi në 8 të mëngjesit.
3 – I mesit, ka 25% më shumë peshë.
3- Kafja e dytë ishte e ëmbël. Brendon i kishte hedhur sheqer përpara se të gjente mizën.