iPad e gjeneratës së re mund të mos vijnë me Face ID

0

Me iPad-in e ri të lansiar vitin e kaluar, Apple më në fund solli teknologjinë Face ID në iPad e tyre. Pritet që ky trend të vazhdojë edhe këtë vit, por fatkeqësisht nuk do të jetë për pasuesit e iPad apo iPad mini për të cilët është folur.Referencat e bëra në iOS beta përmendin një shumëllojshmëri iPad, të cilat përfshijnë modelet celulare dhe WiFi, por nuk kishte referenca për Face ID. Kjo do të thotë se iPad dhe iPad mini do të vazhdojnë të përdorin Touch ID si metodën e preferuar të sigurisë.Në të vërtetë, lajmi nuk vjen si një surprizë pasi që të dy tabletët supozohet të jenë variante të lira.

iPad buxhetor u lansua në fillim të vitit 2018, ku në të vërtetë u paraqitën pajisje nga gjenerata e mëparshme.

Megjithatë, pajisja ishte më shumë se e falshme duke pasur parasysh nivelin e çmimeve dhe faktin se vjen me lapsin e Apple që lejon studentët dhe artistët të përdorin lapsin e Apple, pa pasur nevojë të paguajnë për iPad Pro.

iPad mini gjithashtu pritet të jetë një freskim i vogël dhe nuk do të jetë asgjë shumë drastike, dhe si i tillë ndoshta do të pozicionohet si një iPad tjetër i përballueshëm dhe më i vogël në madhësi.



SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakApple ndryshon qëndrim, shpërblen me para dhjetë fotografitë më të mira të realizuara me iPhone
Artikulli tjetërDetaje nga incidenti tragjik në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci