Policia në Istog ka arrestuar të mërkurën një të mitur pasi i njëjti kishte sulmuar person
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një boks hekuri, 3 fishekë të kalibrit 9mm dhe një brisk.
Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Egjiptian. Viktima ka pranuar tretman mjekësor,ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e te dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë, një boks hekuri, 3 fishekë të kalibrit 9 mm dhe një mjet i mprehtë (brisk).
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet rasti shkon në procedurë të rregullt.
( Foto ilustrim)