Komuna e Istogut nuk e merr qiranë për pronat e saj që nga viti 2008

0

Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), menaxhimi i pronave të dhëna me qira mbetet sfidë për Komunën e Istogut edhe në të ardhmen nga fakti se 41 qiramarrës kishin borxhe të pashlyera, madje 10 prej tyre nuk kishin paguar qiranë që nga viti 2008 dhe vazhdojnë ende t’i shfrytëzojnë pronat e Komunës, shkruan gazeta “Zëri”

Parregullsi të shumta ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2018 për Komunën e Istogut. Në këtë komunë ZKA-ja ka hasur në menaxhim joadekuat të pronave komunale të dhëna me qira, por edhe parregullsi të shumta në procesin e prokurimit.

Sipas ZKA-së, rregullorja nr. 23/2013 për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe në këmbim të pronës së paluajtshme, në Nenin 4, obligon Komunën që dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme ta bëjë përmes procedurës së ankandit publik.

Sipas auditorit, Komuna e Istogut ka 42 prona komunale të dhëna me qira. “Në vitin 2018 Komuna ka bërë një progres të lehtë në këtë drejtim, pasi tetë (8) parcela i ka dhënë përmes ankandit publik./Zëri

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakI mituri nga Istogu sulmon një person, në veturë i gjenden armë e fishekë
Artikulli tjetërMustafa: Presidenti Thaçi e ka humbur busullën, duhet shkarkuar