Kryetari Haki Rugova priti në takim kampionet e Kosovës në Hendboll

0

Kryetari Haki Rugova ka pritur sot në takim hendbollistet e klubit” Istogu” dhe trajnerin e tyre Faruk Shala, pas sukseseve që hendbollistët kanë arritur të fitojnë titullin e kampionit në kategorinë U-17 si dhe fitueset e Kupës së Kosovë. 
Kryetari Haki Rugova u shpreh se i gëzohet dhe mirëpret suksesin e klubit hendbollistik “Istogu”. “Jam krenar me klubin tuaj dhe sukseset që keni korrur, na keni bërë të ndihemi shumë krenar. Fal jush dhe angazhimit tuaj Klubi i Istogut do mbetet në histori për sukseset që ka arritur. Do jemi gjithmonë krah jush dhe sukseseve që ju korrni, me mundësitë tona çfarë keni do jemi gjithmonë në përkrahjen e juaj tha ndër të tjera kryetari Rugova.
Ndërsa trajneri Faruk Shala tha se ndjehet krenar me suksesin e hendbollistëve, Ai po ashtu njoftoi kryetarin Haki Rugova për suksesin e klubit të vajzave në Hendboll “Istogu” ku në edicionin 2018/2019 KHF Istogu ishte pjesë e 16 skuadrave me të mira të Evropës në kuadër të kupës “EHF Challenge Cup” duke u konfirmuar si njërin prej klubeve të vajzave me të mira në rajon.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakAksioni në veri s’ka përfunduar, ja çfarë pritet të ndodh
Artikulli tjetërI mituri nga Istogu sulmon një person, në veturë i gjenden armë e fishekë